“Duhet të respektohet parimi i sovranitetit për përmirësimin e marrëdhënieve me Turqinë”

Një zyrtar egjiptian ka thënë se për përmirësimin e marrëdhënieve mes vendit të tij dhe Turqisë “duhet të respektohet parimi i sovranitetit dhe i sigurisë kombëtare arabe”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga Egjipti ka ardhur një përgjigje lidhur me deklaratat e bëra nga ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu se “Me Egjiptin kemi kontakte në nivel të inteligjencës dhe në nivel të ministrave të Jashtëm”.

Agjencia egjiptiane e lajmeve MENA, në lajmin e saj që e bazon në një burim zyrtar, emrin e të cilit nuk e njofton ka theksuar se “Egjipti nga çdo vend që dëshiron të vendos me të marrëdhënie pret të respektojë rregullat e ligjit ndërkombëtar, të zbatojë parimet e sovranitetit dhe fqinjësisë së mirë dhe të ndalë përpjekjet e ndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve arabe në rajon”.

Zyrtari egjiptian ka potencuar se duke marrë parasysh që misionet diplomatike turke dhe egjiptiane vazhdojnë punimet e tyre në nivelin e të ngarkuarit me punë, nuk mund të bëhet përcaktimi për “rifillimin” e kontakteve diplomatike me Turqinë.

Zyrtari në fjalë gjithashtu vuri në dukje se mes popujve të dy vendeve ka lidhje të forta.

Në një vlerësim që bëri më 12 mars lidhur me politikën e jashtme, ministri Çavuşoğlu në pyetjen nëse është paraqitur apo jo ndonjë parakusht nga dy vendet për normalizimin e marrëdhënieve turko-egjiptiane është përgjigjur:

“Nga pala egjiptiane nuk ka ardhur ndonjë parakusht. Edhe nga ne aktualisht nuk është dërguar ndonjë parakusht. Kur lidhjet janë të shkëputura prej vitesh, nuk është i lehtë veprimi në një ditë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kjo bëhet duke zhvilluar dalëngadalë bisedime, duke përcaktuar udhërrëfimin dhe duke hedhur hapa në ato çështje”.

Çavuşoğlu thekson se “Me dashje apo pa dashje ekziston një mungesë besimi kur ka një shkëputje të tillë prej vitesh. Kjo është normale, mund të jetë e mundshme tek të dy palët. Për këtë arsye vazhdojnë, ka bisedime në kuadër të një strategjie, një udhërrëfimi të caktuar. Me Egjiptin kemi kontakte në nivel të inteligjencës dhe në nivel të ministrave të Jashtëm. Kanë filluar kontaktet tona në nivel diplomatik”.

Një zyrtar egjiptian i inteligjencës, më 12 mars ka thënë se nga inteligjenca turke kishin marrë një kërkesë për zhvillimin e një takimi në Kajro dhe se këtë e kanë mirëpritur.



. .

Ngjarja paraprake

Ismet Krasniqi: Ne i kemi bashkuar të gjitha forcat që të dalim fitimtar

Ngjarja e ardhëshme

Endri Hasa emërohet Koordinator Kombëtar për Teknologjinë e Komunikimit dhe Digjitalizimin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian