Duart, si t’i mbajmë të buta me produkte natyrale

Produkte natyrale për duart në mënyrë që të jenë sa më të bukura. E ku ka më mirë. Estetistja Neta Toçka shpjegon se duart janë mjeti i cili na ndihmon të kryejmë aktivitete të ndryshme gjatë jetës sonë dhe duke përdorur duart për çdo aktivitet tonin mund të krijojë probleme për ne pasi lëkura është shumë e ndjeshme dhe mund të dëmtohet nëse nuk kujdesemi si duhet për të. Produktet artificiale nuk ofrojnë ushqyerjen e produkteve natyralë ndaj dhe po japim disa receta për maskat e duarve.

Mjaltë me lëng limoni

Limoni shërben për shumë qëllime, por më i rëndësishmi është kujdesi i lëkurës. Nëse keni folur më parë me një dermatologe ose estetiste do t’ju kenë treguar për përfitimet e mëdha që keni nga limoni. Ai ju zbardh lëkurën e duarve dhe është antiseptik natyral i cili mjekon shumë infeksione të fshehura të lëkurës.

Mjalti

Mjalti është hidratues natyral. Ai ul ashpërsinë e lëkurës duke kuruar prerjet dhe mavijosjet. Gjithashtu hidraton indet e lëkurës duke shkaktuar rritje të shpejtë. Aplikoni rregullisht te duart përpara se të flini në darkë. I bën duart më të buta kur i prekni.

Vaj ulliri

Vaji i ullirit konsiderohet si një nga bekimet e natyrës. Kërkimet kanë provuar se për një lëkurë të butë, më e mira është të përdorni vaj ulliri, pasi e hidraton shumë lëkurën. Gjithashtu riparon lëkurën nën epidermë duke i dhënë lubrifikimin e duhur. vaji i ullirit bllokon lagështirën në indet e lëkurës, e cila e bën lëkurën të duket e re më gjatë. Mund të masazhoni vajin e ullirit me kujdes në duar, por është e rëndësishme që t’i lëvizni duart në drejtim lart që të mbani lëkurën e duarve në formën normale.

Kapsula me vitaminë E

Kontribuesit më të mëdhenj në shëndetin e lëkruës sonë janë vitaminat. Ato kanë aftësi kuruese. Për këtë arsye ka një shumëllojshmëri supelementesh vitaminash të disponueshme në treg në ditët e sotme. Mund të merrni tableta vitaminash ose kapsula të lëngshme.

Ngjarja paraprake

Osmani: Mbrojtja e mjedisit, e rëndësishme për shëndetin tonë dhe të ardhmen evropiane

Ngjarja e ardhëshme

“Monstra”, paraburgim për Ismailoviqin e Azirin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian