Dua Lipa sjell fotografi të tjera me flokë të shkurtra, kujton fotosesionin për “British Vogue”

Këngëtarja e njohur me famë botërore është aktive me punë pothuajse në çdo moment.

Dua Lipa së fundi ka kujtuar fotosesionin për magazinën e njohur “British Vogue” e cila ka zgjedhur të publikoi edhe fotografi të reja.

Në rrjetet e saj sociale, ajo është tejet aktive ku edhe ka publikuar një imazh me ngjyra bardh dhe zi në të cilën ka shkruar si mbishkrim fjalët, “Mëngjes i dembelshëm”.

Në edicionin e kësaj reviste, ajo u shfaq me flokë të shkurtra, ndërsa dukej mjaft bukur dhe me stil.

Dua në këto paraqitje zbuloi edhe tatuazhet e lezetshme që ka në trupin e saj.

Ndërkohë, artistja po vazhdon të shijojë suksesin e klipit të saj “We’re good” të publikuar me 12 shkurt që gati ka arritur 20 milionë shikime.

Image

 

Default thumbnail
Ngjarja paraprake

Kryediplomati turk të enjten udhëton për vizitë në Hungari

Ngjarja e ardhëshme

Holanda zgjat shtetrrethimin antiCOVID-19

të fundit nga