Dua Lipa ndryshon sërish look dhe na kënaqi sytë!

Dua Lipa është një ndër emrat më të lakuar në mediat e huaja dhe ato shqiptare.

Sukseset e saj s’kanë të numëruar, ndërsa përpos punës së palodhur e talentit, Dua ka rënë në sy edhe për pamjen e saj.

Ajo është një ndër femrat më tërheqëse të showbiz-it në mbarë botën, e cila i ka bërë të gjithë për vete me tiparet e saj të theksuara.

Kohët e fundit kemi vënë re se Dua ka luajtur shumë me pamjen e saj dhe thuajse çdo muaj pamë një ngjyrë të re flokësh.

Së fundmi ajo është shfaqur me flokë të gjata dhe me baluke. Siç duket, këngëtarja ka zgjedhur të vendosë ‘extensions’ dhe mund të themi se duket mjaft bukur, ashtu si çdo look tjetër i saj.

Kujtojmë se së fundmi, ajo është bërë pjesë e kopertinës së revistës prestigjoze amerikane “The New York Times Magazine”.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ajo , nëpërmjet një fotografie që ka publikuar në Instagram. Mësohet se botimi i kësaj reviste do të publikohet në datën 14  mars.

Së fundmi, revista “Time” ka publikuar listën me 100 personazhet më me influencë dhe e para që përmendet është Dua Lipa (sytë zemra). Puna e saj e madhe për albumin “Future Nostalgia” është shpërblyer plotësisht. Këngëtarja është shfaqur edhe në kopertinën e “Time” duke i vënë vulën përgjithmonë suksesit të saj.

Legjenda Kylie Minogue, me të cilën Lipa bashkëpunoi për remix e këngës “Real Groove” ka shkruar një profil për artisten duke e cilësuar si një yll që shkëlqen.

Image

Dua Lipa
Ngjarja paraprake

E trishtë! Ditë zie për futbollin shqiptar, “shuhen” brenda pak orësh 4 ikona

Ngjarja e ardhëshme

Guardiola: Jemi pranë titullit. Aguero? Legjendë e klubit, kthehem e shoh golin e tij

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian