dua lipa mahnit fansat me fotografite e reja ne bikini 670e61369dd2a

Dua Lipa mahnit fansat me fotografitë e reja në bikini

October 15, 2024
1 minut lexim

Këngëtarja Dua Lipa ka befasuar fansat me postimet e reja në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka bërë pushime në Teksas, ku ka shijuar të kalojë kohë me miqtë dhe familjen.

Në postim, ajo ka shpërndarë disa foto me mbishkrimin: “Kanë kaluar disa javë të mrekullueshme, por shtëpia është aty ku është zemra”.

Në njërën prej fotove, artistja shqiptare ka pozuar me një palë sytjena ngjyrë vishnje dhe pantallona të shkurtra, ndërsa në një tjetër me bikini të zeza me detaje të bardha teksa merr rreze dielli buzë liqenit.

Dua ndau edhe momente nga darka me miqtë, ku kishte veshur një fustan të shkurtër të bardhë me detaje të verdha dhe mahniti miliona fansa me zgjedhjet e saj të modës.

“Ti je perfekte”, “Gruaja më e bukur në botë”, “Dukesh e mahnitshme” – janë vetëm disa nga komentet.

Këngëtarja e njohur po shijon ditët e fundit të pushimit para fillimit të turneut të saj botëror “Radical Optimism”, i cili nis në nëntor dhe zgjat deri në tetor të 2025-ës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

aksident ne vlore makina perplas 60 vjecaren 670e6047b2e1c
Story i mëparshëm

Aksident në Vlorë, makina përplas 60-vjeçaren

rama jemi te merzitur per maqedonine e veriut smund ta ndaloje anetaresimin ne be pikepamja se kush ishte nena e heronjve tane dhe me ke bente dashuri 670e6227c370a
Story i radhës

Rama: Jemi të mërzitur për Maqedoninë e Veriut! S’mund ta ndalojë anëtarësimin në BE pikëpamja se kush ishte nëna e heronjve tanë dhe me kë bënte dashuri

Të fundit nga

ShkoLartë