Dua Lipa i gëzohet këtij suksesi të duetit “Levitating” me DaBaby

Dua Lipa vazhdon të mbetet aktualisht ndër emrat më të suksesshëm në industrinë e muzikës.

Këngëtarja ka pak kohë që solli bashkëpunimin “Levitating” me DaBaby, pasi e solli atë fillimisht në duet me Madonnën dhe Missy Elliot.

Përmes një postimi në Instagram, artistja bëri të ditur se kjo këngë po kryeson tabelat në Britani të Madhe.

“Levitating nga Dua Lipa bëhet kënga e 12-të në “top 20 hit” në “UK Singles Chart” këtë javë!”, thuhet në njoftimin që e postoi këngëtarja.

Ndryshe, kënga “Levitating” deri tani ka marrë mbi 21 milionë klikime në kanalin YouTube. 

Image
Ngjarja paraprake

Joe Biden premton se vaksinën antiCOVID do ta ofrojë falas për amerikanët

Ngjarja e ardhëshme

Lufta që ka alarmuar botën, gjithçka fshihet pas kësaj fotoje

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian