dua lipa ben tatuazh ne transmetim te drejtperdrejte 659fbcc630eba

Dua Lipa bën tatuazh në transmetim të drejtpërdrejtë

January 11, 2024
1 minut lexim

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka tashmë një tatuazh të ri që përputhet me atë të prezantuesit të famshëm Seth Meyers, pasi të dyja yjet realizuan tatuazhe të ngjashme në episodin e fundit të “Late Night With Seth Meyers”.

Artisti i famshëm i tatuazheve, Bang Bang, ishte prezent për të kryer veprën. Dua e cila ka rreth 20 tatuazhe në trupin e saj, ishte e para që iu fut kësaj procedure. Ajo kërkoi që tatuazhi i saj të bëhet në këmbë.

“A dhembin ato?”, pyeti Seth artistin e tatuazheve Bang Bangun.

“Nuk do të ndjesh asgjë”, i tha Bang Bang me shaka.

“Jam shumë e emocionuar! Ne do të jemi të lidhur për gjithë jetën me këto tatuazhe të njëjta”, tha Dua.

Kur Dua bëri tatuazh në këmbë, aktori i humorit i dha asaj një kukull Barbie “Seth Meyers”.

“Mbaje këtë nëse ke frikë!”, i tha ai me humor. Bang Bang e pyeti Sethin nëse donte që këngëtarja ta realizonte tatuazhin e tij, një ofertë që ai e refuzoi.

“Nuk i besoj fare Duas”, tha prezantuesi me shaka.

MARKETING

RENT A CAR

hyseni viti 2023 ishte i suksesshem per gjilanin 659fbaaa63941
Story i mëparshëm

​Hyseni: Viti 2023 ishte i suksesshëm për Gjilanin

juventusi kerkon gjysmefinalen e kupes se italise 659fc0121a0f9
Story i radhës

​Juventusi kërkon gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

Të fundit nga

ShkoLartë