droni turk bayraktar tb3 pt 3 kryen me sukses testin e pare te gjuajtjes se municioneve 678d784ed4c7f

Droni turk Bayraktar TB3 PT-3 kryen me sukses testin e parë të gjuajtjes së municioneve

January 20, 2025
1 minut lexim

Kompania Baykar, prodhuesi turk i mjeteve ajrore luftarake pa pilot (UCAV), ka njoftuar se modeli i tij Bayraktar TB3 PT-3 ka kryer me sukses testin e parë të gjuajtjes me municione.

Duke ndarë zhvillimin në rrjetet sociale, kompania Baykar tha se “krahët tanë po forcohen” pas testit të gjuajtjes së municionit MAM-T të prodhuesit turk të armëve Roketsan.

Bayraktar TB3, droni i fundit luftarak i kompanisë Baykar, më parë bëri debutimin e tij publik në ngjarjen kryesore të teknologjisë në Türkiye, përkatësisht në TEKNOFEST më 2 nëntor të vitit 2024.

Droni gjithashtu arriti një moment historik novator në muajin dhjetor duke u bërë droni i parë në historinë e aviacionit botëror që u ngrit dhe u ul me sukses në një anije me kuvertë të shkurtër.

TB3 ka kryer mbi 700 fluturime në teste, përfshirë një fluturim të shquar 32-orësh të vazhdueshëm në dhjetor të vitit 2023, duke mbuluar rreth 5.700 kilometra.

Mjetet ajrore pa pilot (UAV) të kompanisë Baykar, përfshirë Bayraktar TB2 dhe Bayraktar Akinci, njihen gjerësisht në tregun global të mbrojtjes për inovacionin e tyre teknologjik dhe efektivitetin operacional. /AA/

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ndalimi i capcut meta prezanton versionin e ngjashem te saj 678d75b79c438
Story i mëparshëm

Ndalimi i CapCut, Meta prezanton versionin e ngjashëm të saj

kush eshte ish missi shqiptar qe permendet si kercenuese ne historine e parashqevis 678d7a2b2462f
Story i radhës

Kush është ish missi shqiptar që përmendet si ‘kërcënuese’ në historinë e Parashqevis?

Të fundit nga

ShkoLartë