Driton Kuka: Rezultat i shkëlqyeshëm i Flaka Loxhës në Grand Prix në Zagreb!

Selektori i Kombëtares së Koxovës në xhudo, Driton Kuka, me fjalët më të mira për xhudisten Flaka Loxhën. 

“Vendi i 5 në Grand Prix.

252 Pikë për Ranglistën Botërore!

Rezultat i shkëlqyeshëm i Flaka Loxhës në Grand Prix në Zagreb!

Rezultati i saj i parë serioz për të rritur ,pati një ditë të mirë dhe performanca e saj në ngritje dita ditës.
Shënoj fitore kundër garueseve nga Kroacia e Anglia kurse pësoj nga Gjermanja dhe në luftë për medalje nga sllovenja Kajzer e 5 nga Lojërat e fundit Olimpike.

Në luftë me sllovenen realisht Flaka ishte dukshëm më e mirë dhe dominoj luftën.

Lufta në kohën e rregullt përfundoj pa fitues, në Golden Score kur pritej fitorja e Flakes ajo bëri gabim në lëvizje duke luftuar për gard dhe i kushtoj me humbje.

Ajo sipas meje e ka thyer bllokadën dhe shpejt do i vijnë medaljet edhe për të rritura, do të ketë ngritje në Ranglistën Botërore.
Sot garon Laura Fazliu e nesër Shpat Zekaj gjenerata e Parisit 2024 dhe LA 2028 ka nisur rrugën e tyre!

Xhudo do vazhdoj tutje me suksese e medalje”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Balluku takon Sekretaren e Departamentit Amerikan të Energjisë

Ngjarja e ardhëshme

15 mijë e 718 qytetarë vaksinohen për 24 orë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian