Driton Kuka befason me një mesazh

Xhudistja Distria Krasniqi është fituese e medaljes së artë në garën Grand Slam në Paris, ndërsa pa medalje mbeten Loriana Kuka (-78 kg), Laura Fazliu (-63 kg) e Flaka Loxha (-57 kg).

Trajneri më i mirë në botë, Driton Kuka, ka një mesazh interesant.

“Shkëlqimi i Disit nuk diskutohet.

Garueset tjera dje e sot mbetën pa medalje.

Me pak fat do kishim edhe medalje tjera por shkojmë më tutje!

Loriana, Laura, Flaka janë garuese që vazhdimisht prekin medaljet Elitare.

Ekipi po ec sigurt drejt Lojërave Olimpike Paris 2024!

Mbasi jemi në ethe të emisioneve BB Vip Ks e Alb po ia zbuloj një gjysmë info  interesante sa për me thye monotoninë!

Pas shumë sukseseve e medaljeve tash e 15 vjet me radhë janë rritur urimet nga populli shqiptar gjithandej e janë zvogëluar nga njerëzit e afërt, ndonjëherë ato mungojnë edhe nga ekipi e besa edhe ndonjë familjar.

Harresë apo diçka tjetër!?

Kaq sa i përket Grand Slamit të Parisit për sivjet!

Ecim tutje, me punë e përkushtim”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Makina del nga rruga në Pogradec/ Plagosen katër persona, jashtë rrezikut për jetën

Story i radhës

Netanyahu: Izraeli po shqyrton furnizimin e Ukrainës me sistemin e mbrojtes ajrore ‘Kupola e Hekurt’

Të fundit nga