Driton Camaj në formën më të mirë në Hungari, deklasoi ekipin ku luan Ylber Ramadani

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani, me ekipin e  MTK nga Budapesti, është deklasuar në 1/16-ën e finales së Kupës së Hungarisë me rezultat 4:1 nga Kisvarda  e Driton Camajt e Jasir Asanit. 

Camaj ishte në formën me të mirë duke shënuar dy gola dhe Asani një. 

“Fitorja është shumë e rëndësishme si për klubin ashtu edhe për mua personalisht. 

Mendoj se luajta ndeshjen më të mirë të karrierës sime dhe më duhej një e tillë për shkak të besimit, ndoshta erdhi në kohën e duhur. Më duhet vetëm të mbaj ritmin”, ka thënë Camaj për mediumin malazez “Vijesti.

Kisvarda shkëlqen në kampionat. Pas 10 xhirosh është lider me 20 pikë, ka një pikë dhe një ndeshje më shumë se

Ferencvaros dhe Akademia Puskas.

 “Para fillimit të kampionatit, ambiciet ishin për të mbijetuar në kampionat, por ato u shtuan me kalimin e stinorit. Fitorja në start ndaj Ferencvarosit, e para në histori jashtë fushe kundër atij ekipi, na dha krahë dhe gjithçka shkon mirë. Shpresoj që do të jemi konkurrues për Evropën”, tha mes të tjera Camaj, shqiptar me prejardhje nga Mali i Zi.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Ali Ahmeti nga Tetova: Përmbyllim një fushatë europiane, të Dielën festojmë fitoren

Ngjarja e ardhëshme

“Nuk jam prind perfekt”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian