​Drita së shpejti me trajner të ri, ky është emri që mund ta drejtojë klubin gjilanas

Eliminimi nga Kupa e Kosovës përballë Lirisë ishte një dështim që drejtuesit e Dritës nuk e pranuan dhe morën vendim për shkarkimin e trajnerit Ardian Nuhiu.

Që nga shkarkimi i tij, një muaj më parë, kampioni vjeshtor i Kosovës vazhdon edhe më tutje të jetë pa trajner, por kjo situatë do të ndryshojë brenda pak ditësh.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi. Ai ka thënë se në listën e ngushtë tyre tashmë janë pesë emra dhe se trajneri i ri duhet të jetë dikush që e njeh mirë Superligën e Kosovës.

Zymberi: Trajneri i ri duhet ta njoh Superligën e Kosovës

“Nga ajo çka kemi pasur analizë dhe çka kemi diskutuar brenda për brenda klubit kemi ardhur në përfundim që duhet dhe është më e mira që për këto gjashtë muajt e ardhshëm, me mundësi vazhdimi edhe për disa vite të tjera ndoshta, të jetë një trajner i cili e njeh Superligën e Kosovës dhe konkretisht e njeh pak a shumë Dritën si funksionon. Kjo është e para, pastaj nga analizat që kemi bërë, nga ata emrat të cilët janë lakuar brenda për brenda takimeve që i kemi pasur me presidentin dhe me udhëheqësinë e klubit, e kemi bërë një listë të ngushtë prej pesë emrave të cilët i kemi kontaktuar dhe po mundohemi që t’i përpunojmë ato të dhëna që i kemi marrë nga ata trajnerë dhe të shohim se cili është trajneri më adekuat për të vazhduar me Dritën.”, tha Zynberi.

Meida kishte mësuar ditë më parë se në mesin e këtyre emrave është edhe ish-trajneri i Malishevës, Arsim Thaçi, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe Zymberi.

Zymberi: Thaçi është njëri nga kandidatët për ta marrë drejtimin e Dritës

“Pa diskutim, një prej emrave që e kemi kontaktuar, por janë edhe katër trajnerë të tjerë të cilët i kemi kontaktuar dhe mbi këta pesë emra ne do ta bëjmë një analizë shumë të detajuar dhe në fund do ta marrim një vendim se cili do të jetë trajneri i cili do ta udhëheq Dritën në të ardhmen. Pa asnjë diskutim, këta emra të cilët i kemi futur në listë e ngushtë janë trajnerë shumë të respektuar, janë trajnerë që ne kemi shumë respekt për ta dhe besojmë, por që vetëm njëri prej tyre mund të bëhet.

Ndryshe, Drita e ka mbyllur edicionin vjeshtor si kampione me 38 pikë pas 18 xhirove të zhvilluara.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Trupi i pajetë i një 16-vjeçari gjendet te Banjat e Tetovës

Story i radhës

Goditi Sali Berishën me grusht në fytyrë, Gerti Shehu i drejtohet Apelit: Mos më lini në burg

Të fundit nga