Drita me padurim e pret sfidën me Prishtinën 

Drita nga Gjilani është e përgatitur në çdo aspekt dhe me padurim e pret sfidën e Kupës së Kosovës, kundër Prishtinës, që është parapa të luhet me 9 shkurt.

Kampioni vjeshtor është përgatitur për disa ditë në Antalia, që besa ka zhvilluar edhe takimin zyrtar të Superkupës së Kosovës, kur humbi me rezultat 3:1 nga Prishtina.

“Përfundon faza përgatitore në Turqi!

Sot ka qenë dita e fundit e fazës përgatitore në Antalia të Turqisë.

Ekipi ka qëndruar për 15 ditë dhe ka zhvilluar gjithsej pesë ndeshje kontrolluese.
Gjithçka ka shkuar mirë dhe ashtu siç është planifikuar. Na gëzon fakti që gjatë kësaj faze nuk kemi pasur ndonjë lëndim dhe kjo ka qenë shumë e rëndësishme. 

Pas kthimit në Kosovë, me datë 9 shkurt do ta kemi ndeshjen e parë për këtë vit përball ekipit të Prishtinës në kuadër të Kupës së Kosovës”, njofton Drita.

Ngjarja paraprake

Sulmet ndaj rivalëve të Erdoganit

Ngjarja e ardhëshme

Ukraina mbyll 9 kanale televizive që financoheshin nga Rusia

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian