​Drita-Llapi, kryendeshja e xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon këtë vikend me ndeshjet e javës së 20-të, ku vëmendja kryesore dë të jetë te derbi i zjarrtë ndërmjet Llapit dhe Dritës. 

Ky ballafaqim zhvillohet sot duke filluar nga ora 13:00.

Llapi që ka marrë një trajektore të madhe në rezultatet pozitive po kërkon që me një fitore eventuale ndaj skuadrës gjilanase të futet seriozisht në luftë për titull. 

Skuadra e Batatinës ka pesë pikë më pak se rivali i sotëm Drita e cila po ashtu është lidere e tabelës me 37 pikë. 

Sfida tjetër e ditës së sotme është ajo ndërmjet Ulpianës dhe Malishevës që po ashtu fillon nga ora 13:00.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nuk ka më justifikime! Arsyet e vërteta pse jeni vetëm

Story i radhës

Bëri “kërdinë” me vjedhje, arrestohet i riu në Tiranë, në xhep iu gjet heroinë

Të fundit nga