Kampioni i Kosovës, Drita nga Gjilani, vazhdon serinë e fitoreve në elitën e futbollit të Kosovës.
Drita regjistron fitoren e tretë rresht. Kampioni ka zhvilluar ndeshjen e mbetur të javës së dytë me Trepçën ’89 nga Mitrovica, duke shënuar fitore me rezultat 1:0. Ndeshja u zhvillua në stadiumin në Gjilan. Një gol, një tërthorëse dhe një shtyllë për gjatë 90 minutave.
Në minutën e 22-të, Ardian Muja në mundësi të mirë por pa sukses që të realizoi në portën e kampionit. Në minutën e 34-të, Bujar Shabani godet tërthorësen. Në pjesën e dytë, portieri i Dritës, Faton Maloku reagoi për bukuri, duke e pritur goditjen e Mujës. Pas tre minutave gëzim të kampioni pikërisht në minutën e 59-të.
Zëvendësuesi Betim Haxhimusa shënoi për fitoren e madhe të Dritës. Duhet theksuar se në minutën e 66-të, Trepça ’89 me fat, Kastriot Rexha godet mjaft mirë me kokë por shtylla ia mohoi golin. Në minutën e 88-të, Haxhimusa humb një rast të mirë.
Drita ngritët në vend të dytë me 9 pikë, ka dy ndeshje me pak dhe katër pikë me pak se lideri Ballkani dhe Trepça ’89 është në mes të tabelës përkatësisht në pozitën e pestë me 6 pikë.