Drilon Lleshi zgjidhet kryetar i Federatës së Kajakut në Maqedoninë e Veriut

Sot në qytetatin e Dibrës, Federata e Kajakut në RMV mbajti kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor, në të cilin zgjodhën kryetarin e ri dhe organet udhëheqëse të federatës.

Pjesëmarrës në kuvend ishin 12 delegatë që përfaqësonin 8 klube të kajakut nga i gjithë territori i Maqedonisë së Veriut, të cilët unanimisht, me 12 vota pro, për kryetar të Federates zgjodhën kandidatin e vetëm për kryetar, z.Drilon Lleshin.

Pas zgjedhjes, z.Lleshi falënderoi të gjithë kuvendarët dhe klubet pjesëmarrëse në kuvend për besimin e dhënë, i cili besim, sipas Lleshit, sa privilegj, më shumë është përgjegjësi përpara gjithë dashamirësve të kajakut, për të vazhduar me përgjegjësi dhe përkushtim në avancimin e mëtejshëm të këtij sporti, në arenën kombëtare e ndërkombëtare.

Ngjarja paraprake

Për nëntë muaj IPK suspendoi 55 zyrtarë policorë

Ngjarja e ardhëshme

PSG vazhdon interesimin për Ronaldon

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian