Dridhet presidenca e Bartomeut

Mbledhja e firmave për mocionin kundër bordit drejtues të Barcelonës dhe presidentit Bartomeu ka hyrë në fazën përfundimtare. Tani për tani, ritmi i procesit sugjeron që mund të ecet përpara.

Këtë të shtunë, numri i nënshkrimeve ka shkuar në 11.503. Kjo do të thotë se atyre u duhen edhe vetëm 5.018 firma, që nisma të ketë sukses. Në total, 12.864 nënshkrime janë përpunuar që nga e marta, por vetëm 11.503 e kanë kaluar “lupën” ligjore.

554 firma janë konsideruar nul, 95 të dyshimta dhe 711 janë në proces verifikimi. 

Nesër, e diel, iniciatorët e mocionit nuk do të takohen. Do të jetë e hëna pasdite, kur ata do të raportojnë përsëri mbi ritmin e procesit. Grupi i punës përbëhet nga Jordi Farré dhe Josep Triadó, dy nga promovuesit e iniciativës, drejtorët e klubit, Jordi Argemí dhe Marta Plana, si dhe një anëtar i Federatës Katalanase, Josep Maria Vallbona.

Ngjarja paraprake

Pamje apokaliptike nga stuhia e fuqishme në Britani, burri shpëton gruan nga mbytja

Ngjarja e ardhëshme

Nga Kovid-19 sot 243 raste të reja, janë shëruar 100 dhe kanë vdekur katër persona

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian