Drew Barrymore kundra postimit të fëmijëve në rrjete sociale

Drew Barrymore foli për mënyrën sesi e mban private jetën e fëmijëve të saj.

Aktorja e The Wedding Singer, 46 vjeçe, u pyet nga podcast-i i Armchair Expert, i organizuar nga Dax Shepard dhe Monica Padman, të hënën dhe bisedoi pse ajo ka vendosur të përmbahet nga postimi i vajzave Olive, 9 vjeç dhe Frankie, 7- të cilat i ka nga martesa me ish burrin Will Kopelman.

“Unë dua që ato të jenë fëmijë.” i tha Barrymore Shepard dhe Padman.

“Ato shikojnë TikTok, i duan mediat sociale,” vazhdoi ajo, por vuri në dukje se Olive dhe Frankie e dinë se ata nuk duhet të shfaqen vetë e as nuk do të shfaqen në shfaqjen e saj të The Drew Barrymore Show,që tashmë është në sezonin e saj të dytë.

“Ato bëhen me humor të keq kur kuptojnë se nuk do të vihen para kamerës, por e dinë se mua nuk më pëlqen ! ” “shpjegoi ajo.

Drew Barrymore  lavdërohet në rrjete sociale për ‘përqafimin e moshës së saj me hijeshi’ pasi aktorja është gjithmonë natyrale.

Ajo e ka lënë veten të “plaket natyrshëm” pa u mbështetur në “mbushës ose filtra” dhe gjithmonë vlerësohet për këtë fakt.
Kujtojmë se fotoja e saj me Cameron Diaz u bë virale.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Muhaxheri: Do të përmbyset rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme më 17 tetor

Ngjarja e ardhëshme

Skandal/Bekim Sali turpërohet të tregojë se është nga Çairi?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian