Kombëtarja e Malit të Zi për kadete, ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Maqedonisë së Veriut, në një ndeshje miqësore.
Dueli i parë ka përfunduar baras (3:3), që ishte luajtur dy ditë më parë.
Angjelina Dreshaj shpërthen me dy gola për Malin e Zi.
Mali i Zi kaloi në epërsi me golin e Angjelina Dreshajt në minutën e 12-të.
Mysafirët barazuan në fillim të pjesës së dytë, shënuese Emili Mitkovska në minutën e 47-të.
Dreshaj vetëm pesë minuta më vonë i solli sërish n[ epërsi malazezet dhe rezultatin përfundimtar e shënoi Masha Tomasheviq dhjetë minuta para fundit të sfidës.
Dreshaj është paraqitur 73 minuta për Malin e Zi.