Drenori takon refugjatin nga Siria: T’ju ofrojmë ndihmë e dashni të migruarve

Aktivisti nga Drenasi, Xhavit Drenori ka uruar ditën botërore të refugjatëve duke e takuar Ahmedin nga Siria i cili deri vonë ishte duke mjekuar në QKUK pas një lëndimi që kishte marr teksa ka ikur nga lufta.

Drenori thotë se pak ka popuj në botë që kanë migruar më shumë sesa në shqiptarët (kryesisht nga dhuna shtetërore), prandaj sipas tij, kush më mirë se ne e kupton sa është e vështirë.

Statusi i Drenorit:

Në ditën botërore të refugjatëve takova Ahmedin, refugjat nga Siria i cili dita ditës po integrohet në shoqërinë tonë.

Pak ka popuj në botë që kanë migruar më shumë sesa në shqiptarët (kryesisht nga dhuna shtetërore) prandaj kush më mirë se ne e kupton sa e vështirë është kjo e sidomos nëse nuk pritesh mirë në shtetin që migron.

Prandaj, t’ju ofrojmë ndihmë e dashni këtyre njerëzve të cilët hallet i kanë detyruar të migrojnë.

Urime dita botërore e refugjatëve. Me shpresë që në botë do këtë gjithnjë e më pak konflikte e luftëra e si rrjedhojë më pak edhe refugjatë.

Ngjarja paraprake

Xhaka dhe Shaqiri me Zvicrën mobilizohen për ta mposhtur Turqinë

Ngjarja e ardhëshme

Plagosja e biznesmenit dhe turistit/ Zbardhet krimi, policia zbulon shkakun

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian