Drenica iu drejtohet tifozëve

Klubi i futbollit Drenica nga Skenderaj, i drejtohet tifozëve të saj, para ndeshjes me Arbërinë nga Dobraja e Madhe, e cila do të zhvillohet nesër në orën 13.00 në kuadër të javës së 25-të të Superligës së Kosovës. Ky është derbi i skuadrave të rrezikuara, ku Drenica renditet në vend të nëntë me 25 pikë dhe Arbëria është një pozitë më lart me një pikë më shumë.

“Te nderuar tifozë, sportdashës, dashamir të Klubit Futbollistik ‘Drenica’. Skuadra jonë , nesër (14.03.2021) me fillim nga ora 13:00, do ta zhvillojë një ndeshje shumë të rëndësishme në stadiumin tonë ‘Bajram Aliu’, ku përballë do ta ketë ekipin e KF Arbërisë.

Ju njoftojmë që vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë në raport me aktivitetet sportive akoma nuk kanë ndryshuar, dhe për secilin ekip lejohen në stadium vetëm 10 persona të kryesisë sipas listave zyrtare dhe kjo vlen për të dyja skuadrat.

Andaj duke marrë parasysh numrin e kufizuar për shkak të pandemisë, me keqardhje ju bëjmë apel të gjithë tifozëve dhe dashamirëve që ta shikoni ndeshjen në përmes ekraneve televizive dhe të mos vini në stadium në respektim të këtyre masave dhe për ruajtjen e shëndetit tonë.

Gjithashtu ju bëjmë apel edhe mediave që të kërkojnë akreditimet përkatëse në lidhje me këtë ndeshje.

Duke shpresuar që do të përfundojë shpejt kjo pandemi dhe do të rikthehem në stabilitet sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe t’i kthejmë shikuesit në shkallët e stadiumit, kërkojmë nga ju që të keni mirëkuptim dhe ta ruajmë shëndetin tonë.

Ta ndjekim skuadrën nga distanca sot, në mënyrë që nesër të shendosh të festojmë sukseset së bashku!”, shkruan në faqen e KF Drenicës.

Ngjarja paraprake

Benzema hyn në histori të La Ligas

Ngjarja e ardhëshme

Zidane: Përmbysja e sotme tregoi se kush jemi!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian