Drenica-Arbëria dhe Besa-Llapi hapin xhiron e shtatë në Superligë

Gjatë ditës së sotme (e martë) zhvillohen dy ndeshjet e para të xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës në futboll.

Në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj, Drenica është nikoqire e Arbërisë. Në gjashtë ndeshje të zhvilluara, nikoqirët kanë regjistruar dy fitore, dy barazime dhe dy humbje.

Statistikë të njëjtë kanë edhe mysafirët, ashtu që dy kundërshtarët kanë pikë të barabarta, nga tetë.

Takimi tjetër zhvillohet në Brestovik të Pejës, ku Besa pret skuadrën e Llapit. Vendasit kanë arritur vetëm një fitore në këtë fillimsezoni, ndërsa i kanë humbur pesë takimi.

Nga ana tjetër, Llapi ndodhet në fund të tabelës dhe akoma nuk e ka shijuar fitoren. Nga pesë ndeshje të zhvilluara ka regjistruar një barazim dhe katër humbje.

Që të dyja këto takime fillojnë nga ora 14:00. 

Ngjarja paraprake

Shifrat rekord të të infektuarve në vend, Rakacolli tregon a do shkohet drejt një karantine të dytë

Ngjarja e ardhëshme

Masat e reja kundër COVID-19 sot në seancë të Qeverisë dhe Kuvend

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian