Drenasi shënon Ditën Botërore të Ecjes

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport të mbështetur nga Kosovo Olympic Committee ka shënuar Ditën Botërore të Ecjes.

Aktiviteti u shënua në sheshin “Fehmi e Xhevë Lladrovci” dhe të pranishëm ishin klube sportive, persona me nevoja të veçanta, të rinjtë e KVRL-së si dhe qytetarë të tjerë.

Në hapje të aktivitetit, i cili për shkak të masave mbrojtëse nga virusi, kishte numër të kufizuar të të pranishmëve, Drejtoresha e DKRS-së, Shqipe Zogu, i falënderoi për pjesëmarrje dhe i inkurajoi të merren me aktivitete sportive duke shprehur gatishmerinë e DKRS-së për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Ngjarja paraprake

Kobinah merr pasaportën shqiptare

Ngjarja e ardhëshme

Dokumentari tronditës që i la të gjithë pa fjalë, ç’fshihej pas familjes në dukje perfekte

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian