Drejtuesit e NBA vendosën që të shtyjnë All-Star Game

Drejtuesit e NBA vendosën që të shtyjnë për në datën 7 mars All-Star Game, për më tepër takimi i famshëm i yjeve më të votuar në National Basketball Association do të ndryshojë destinacion dhe nuk do të luhet në Indianapolis, siç ishte programuar fillimisht, por do të zhvillohet në Georgia, në shtëpinë e Atlanta Hawks, “State Farm Arena”.

Kurioz është fakti që kjo sfidë spektakolare u anulua, duke u fshirë fare nga kalendari i sezonit, që përpara se të startonin ndeshjet në regular season, sidoqoftë ky do të jetë rasti i tretë në histori që Atlanta do të presë All-Star Game, ndërsa Indiana dhe pallati i sportit “Bankers Life FieldHouse”, që përfaqëson shtëpinë e Pacers, do ta presin një event të tillë pas tre vjetësh.

Në këtë mënyrë, ndeshja spektakolare e All-Star Game shtyhet përkohësisht, por sidoqoftë kanë qenë të shumtë ata që kanë dalë hapur kundër organizimit të një aktiviteti të tillë në një kohë të tillë të vështirë, për shkak të frikës së përhapjes së pandemisë së koronavirusit. Mbi të gjithë qëndron LeBron James, i cili e konsideron zhvillimin e një ndeshjeje të tillë ekzibicioni në rrethana të tilla si një shuplakë të fortë në fytyrën e lojtarëve të NBA. 36-vjeçari nga Ohio ka deklaruar se edhe nëse do të jetë i shtrënguar për të marrë pjesë në një event të tillë, për shkak të detyrimeve kontratuale, përsëri ai vetëm sa do të jetë aty i pranishëm fizikisht, pasi në aspektin psikologjik, në një situatë si kjo nuk do të jetë kurrsesi gati.

Basketbollistë të ndryshëm janë irrituar për faktin që në një sezon si ky, ku lojtarët patën kohë vetëm 71 ditë nga fundi i edicionit të kaluar te starti i sezonit të ri drejtuesit vendosën të kthejnë sërish All-Star Game, duke ndryshuar krejtësisht planet.

Akoma më i ashpër është treguar në deklaratën e tij 23-vjeçari teksan De’Aaron Fox, që e konsideroi si budallallëk mbajtjen e një eventi të tillë me Virusin Covid – 19 nëpër këmbë, madje ai shtoi se nëse basketbollistët do të marrin pjesë në këtë takim spektakolar kuptohet qartë arsyeja, pasi lojtarët që do të kundërshtojnë do të kërcënohen me gjoba vërtet shumë të rënda.

Ngjarja paraprake

Aksion i madh policor në Prilep, arrestohen trafikantët e drogës

Ngjarja e ardhëshme

Çudi: Pas Tanzanisë, edhe një shtet tjetër thotë se nuk do vaksina kundër Covid-19

të fundit nga

Milani me mungesa

Zlatan Ibrahimoviç, Isamel Bennacer dhe Theo Hernandez, do t’i mungojnë Milanit në

Reagon Milani

Pa mbushur ende 72 orë nga krijimi, Super Liga u braktis nga

AlbanianEnglishMacedonian