Drejtori sportiv i Sevillës, Monchi, konfirmon negociatat me Papu Gomez

Sulmuesi i Atalantas, Papu Gomez, është pranë largimit nga Bergamo, dhe destinacioni i tij më i mundshëm është në Andaluzi.

Papu Gomez dhe Atalanta është një histori e mbyllur, kapiteni kishte shkruar një mesazh në profilin e tij në Instagram, ku kishte thënë se tifozët do të marrin vesh të vërtetën kur ai të largohet nga klubi, duke aluduar në një problem që ka pasur në dhomat e zhveshjes.

Edhe trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, kishte thënë se nuk mund të përshtatemi të gjithë Gomezit, dhe se ky i fundit duhej të gjente mënyra të përballej me realitetin e ri.

Tani, Drejtori sportiv i Sevillës, Monchi, ka konfirmuar interesimin dhe negociatat për 32 vjeçarin.

“Ne jemi duke punuar për të, por ka ende një rrugë të gjatë për tu bërë”, tha Monchi.

Atalanta dëshiron 10 milionë për Gomezin, ndërsa Sevilla është duke ofruar 6 milionë euro. Marrëveshja mund të arrihet këtë javë sipas “SkySportItalia”.

Ngjarja paraprake

Messi dështon të hyjë në skuadrën e vitit të FIFA 21

Ngjarja e ardhëshme

Biden: COVID-19 do të shkaktojë më shumë se 600 mijë viktima

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian