Drejtori sportiv i Milanit, Massara: Ndihemi të lumtur me Diaz, së shpejti nisim negociatat me Realin

Drejtori sportiv i AC Milanit, Frederic Massara ka thënë se klubi është i lumtur me sulmuesin Brahim Diaz.

Diaz u huazua gjatë verës nga “Rosonerët” me mundësi blerje në fund të edicionit.

Spanjolli ka mahnitur shumicën e rasteve me super paraqitje, andaj klubi italian dëshiron ta mbajë dhe këtë e ka konfirmuar Massara.

“Jemi shumë të lumtur me Brahim Diaz, është duke pasur fillim të mirë me ne. Planifikojmë që të takohemi me Real Madridin në muajt e ardhshëm dhe të hapim bisedimet për të ardhmen e tij”, u shpreh ai.

Sidoqoftë, Reali ka mundësinë e riblerjes së lojtarit në vitet e ardhshme.

Ngjarja paraprake

Ndani hallet e sekretet me… qenin

Ngjarja e ardhëshme

Nga muaji mars deri më sot afro 40 mijë të infektuar me COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian