Drejtori Kadriu takon presidentin e Këshillit të lartë të radios dhe televizionit turk, Ebubekir Shahin

1 minut lexim
Sot drejtori i Radiodifuzionit Nacional z. Endrin Kadriu realizoi takim me Presidentin e Këshillit të Lartë të Radios dhe Televizionit turk z.Ebubekir Shahin.
Në takim u diskutua rreth avancimit të teknologjisë dhe projekteve që ndërlidhin punën e këtyre dy institucioneve.
Mes tjerash, Presidenti z.Shahin ofroi trajnim për të punësuarit e NPRDN-së në Republikën e Turqisë në sferën e zhvillimit teknologjik-digjitalizimit.
Këshilli i Lartë i Radios dhe Televizionit të Republikës së Turqisë do të sigurojë bashkëpunim ndërkombëtar të ndërmarjes tonë me institucionet përkatëse të shteteve tjera.
Në këtë takim u hartuan projekt idetë të cilat do të vendosen në memorandum bashkëpunimi i cili do të realizohet me vizitën e delegacionit turk në Shkup.
Story i mëparshëm

Kryqi i Kuq në RMV apelon për ndihmë financiare për Ukrainë

Story i radhës

MASH: Përfundoi dialogu për avancimin e arsimit të mesëm professional, fillojmë me krijimin e politikës së regjistrimit për vitin shkollor 2022-2023

Të fundit nga