Drejtori i Toksikologjisë: Të gjithë ju që keni marrë kungimin me të njëjtën lugë, çnderuat punën e mjekëve

Drejtori i Klinikës së Toksikologjisë, Niko Beqarovski, reagoi për shkak të kungimit të djeshëm në disa tempuj kishtarë në gjithë Maqedoninë. Beqarovski beson se besimtarët, duke marrë kungimin me të njëjtën lugë, çnderuan punën dhjetë-mujore të mjekëve që shpëtojnë jetën e pacientëve me koronavirus.

“Të gjithë ju që dje keni marrë kungimin me të njëjtën lugë në tempuj, keni çnderuar punën dhjetë-mujore të mjekëve. Kur më 19 janar do keni nevojë për mantelat e bardha, jo të zezat, ne do të “bëjmë një banjë” për të hequr djersët nga skafanderat. P.S. “Hapni kafenetë, ata japin të paktën lugë për secilin mysafir,” shkroi Beqarovski.

Përveç reagimit të mjekut, ka pasur edhe reagime dhe kërkesa për ndëshkim të Kishës Ortodokse Maqedonase për mosrespektim të masave për mbrojtje nga koronavirusi nga qytetarët në rrjetet sociale. Kjo është hera e dytë që KOM nuk anashkalon kungimin me të njëjtën lugë. Herën e parë, besimtarët morën kungimin për Pashkë, dhe tani për Krishtlindje.

Ngjarja paraprake

300 milionë doza më shumë, BE dyfishon furnizimin me vaksinën e ‘Pfizer/BionTech’

Ngjarja e ardhëshme

Aksidentoi për vdekje babain e tre fëmijëve, policia arreston shoferin që ia mbathi, e pëson edhe pasagjeri i cili…

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian