Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela u takua me drejtoreshën e Bibliotekës “Vëllezërit Milladinov” -Shkup

Në suaza të vizitave të zakonshme, drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Ylber Sela, sot (29 06 2021) zhvilloi një takim zyrtar me Suzana Danaillovën, drejtoreshë e Bibliotekës së qytetit “Vëllezërit Milladinov” në Shkup. Me këtë rast ai e njoftoi homologen e tij lidhur me punën që po bën AZGJ-ja duke i ndihmuar institucionet shtetërore për ta zbatuar Ligjin e Përdorimit të Gjuhëve, përkatësisht përdorimit të gjuhës shqipe.
Në suaza të kësaj, ai theksoi se duhet të vendoset një bashkëpunim konkret mes këtyre dy institucioneve, duke i ofruar ndihmë në aspektin e përkthimit dhe lekturimit të tabelave, akteve, shkresave, formularëve etj. Veçmas ai e vuri në spikamë çështjen e librezave të anëtarësisë në këtë bibliotekë të cilat tani janë vetëm në një gjuhë.
Nga ana tjetër, drejtoresha Suzana Danailova theksoi se kjo bibliotekë punon sipas sistemit COBIS me të cilin janë të lidhur, prandaj librezat në një gjuhë janë të vjetra, por librezat e reja që do t’i bëjmë tani e tutje do të jenë në dy gjuhë. Për sa i përket përkthimit në këtë institucion, ajo theksoi se janë të punësuar njerëz adekuat të cilët po e kryejnë mirë punën e tyre. Por, shtoi më tej ajo, nëse na shfaqet nevoja për ndonjë ndihmë rreth përkthimit, atëherë gjithsesi do ta kërkojmë këtë nga ana e agjencisë suaj.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

GRUBI jep edhe një lajm të mirë!

Ngjarja e ardhëshme

​Mot i nxehtë edhe në dy ditët e ardhshme

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian