Drejtori i AZGJ-së Ylber Sela në takim pune në Komunën e Petrovecit

Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, i shoqëruar nga ekipi i tij,  sot ishte në vizitë të Komunës së Petrovecit,  ku u prit nga kryetari i saj, Borçe Mitevski.

Vizita u realizua me nismë të drejtorit Sela, me qëllim këqyrjen e gjendjes së zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në këtë njësi të vetëqeverisjes vendore, në të cilën rreth 23% e popullsisë janë shqiptarë, sipas të dhënave nga regjistrimi i fundit, si edhe vendosjen e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, lidhur me përdorimin e gjuhëve zyrtare.

Për arsye të rrjedhjes së pandërprerë të proceseve të punës, drejtori Sela ofroi mbështetje profesionale për përkthimin dhe lektorimin e formularëve dhe dokumenteve zyrtare.

Nga ana tjetër, kryetari Borçe Mitevski shprehu gatishmëri dhe vullnet të përmirësohet gjendja e përdorimit të gjuhës shqipe, përmes procesit të bashkëpunimit dhe të mbështetjes së AZGJ-së.

Në fund të takimit,  drejtori Sela i dha kryetarit Mitevski një përmbledhje me publikime të AZGJ-së, lidhur me implementimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve.

Ngjarja paraprake

Shqipëria merr sot 9 mijë doza të tjera nga Pfizer

Ngjarja e ardhëshme

​Përzgjedhësi Nees publikon listën e futbollistëve për dy miqësoret kundër Katarit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian