Drejtori i AZGJ-së Granit Osmani godet Bujar Osmanin pas shpifjeve për Ligjin për Përfaqësim të Drejtë (FOTO)

June 10, 2025
1 minut lexim

Shpërthen drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmani, me një reagim të fuqishëm ndaj Bujar Osmanit të BDI-së, duke e akuzuar për hipokrizi dhe manipulim politik.

Në një status të publikuar në Facebook, Granit Osmani e quan Bujarin “simbol të mashtrimit politik” dhe i përkujton atij rolin sabotues të BDI-së ndaj Ligjit për Gjuhët:

“Bujar, mjaft më me hipokrizi dhe mashtrime, 20 vjet ke qenë funksionar dhe shqiptarët ua kanë mësuar stilin e manipulimit! A mos ke harruar se kush e dërgoi Ligjin për Gjuhën Shqipe në Komisionin e Venecias? Pikërisht BDI, partia jote Non Grata!”

Duke i quajtur akuzat e Bujarit një mashtrim të radhës, drejtori Granit Osmani thotë se qëllimi i vërtetë i BDI-së në atë kohë sipas logjikës së Bujarit po i bie të ishte mosmiratimi i Ligjit për Gjuhën Shqipe.

Në fund të statusit, Granit Osmani nuk ka kursyer edhe ironinë:

“Hipokrizia ka emër dhe mbiemër dhe ajo quhet haxhi Bujar Osmani.”

Ky reagim vjen si përgjigje ndaj deklaratave të fundit të Bujar Osmanit, i cili ka tentuar të hedhë fajin mbi institucionet aktuale për çështje që, siç duket, kanë rrënjë të thella tek vetë partia e tij.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

PD kërkoi rinumërim të votave për qarkun Berat dhe Vlorë, KAS rrëzon kërkesat

Story i radhës

Policët e Kosovës që u arrestuan nga Serbia

Të fundit nga

ShkoLartë