drejtonin mjetet ne gjendje te dehur arrestohen dy persona ne sarande tre te proceduar 655b67b06fc30

Drejtonin mjetet në gjendje të dehur, arrestohen dy persona në Sarandë! Tre të proceduar

November 20, 2023
1 minut lexim

Dy persona janë arrestuar dhe tre të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale në Sarandë.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë vënë në pranga F. M., 62 vjeç dhe B. K., 56 vjeç për drejtim të mjetit në gjendje të dehur.

62-vjeçari, banues në Sarandë, u konstatua duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. Ndërsa, 56 vjeçari me iniciale B.K., banues në Gjirokastër, u arrestua pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Po ashtu, nisi procedimi penal për shtetasit A. F., 32 vjeç dhe S. A., 48 vjeç, pasi janë konstatuar duke ofruar shërbimin taksi, me automjetet e tyre private, pa licencë dhe pa u regjistruar në organet kompetente. Si dhe është proceduar penalisht edhe një person i tretë, A. N., 45 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka goditur me grusht shtetasin S. Gj., për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

save the children te pakten 17 6 milione femije do te lindin ne uri kete vit 655b670094ce6
Story i mëparshëm

“Save the Children”: Të paktën 17.6 milionë fëmijë do të lindin në uri këtë vit

stoltenberg mberrin ne kosove 655b69ca8288f
Story i radhës

Stoltenberg mbërrin në Kosovë

Të fundit nga

​Dita Ndërkombëtare e Telekomunikacionit

17 Maj shënon përvjetorin e nënshkrimit të Konventës së parë Ndërkombëtare Telegrafike dhe krijimin e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit. Dita Botërore e Telekomunikacionit është festuar çdo vit më 17 maj nga viti

Horoskopi i datës 17 maj 2025

Dashi Ambicia do jete me tepricë gjatë kësaj dite. Do rishikoni edhe disa projekte që keni bërë më parë dhe do ndreqni gjithçka. Nëse keni një lidhje do keni një ditë të
ShkoLartë