Drejtësi për Studime të Vushtrrisë

Në njëzete e tre (23) vjetorin e gjenocidit të kryer nga forcat serbe kundër shqiptarëve në fshatin Studime të Vushtrrisë me 2 maj të vitit 1999, kujtoj 116 shqiptarët e vrarë në këtë masakër, të cilët u privuan nga jeta në mënyrat me çnjerëzore.

Fal sakrificës se tyre sot Kosova është e lirë, e çliruar dhe shtet i pavarur e sovran.

Masakra e Studimes e 2 majit të vitit 1999, është nder masakrat me të mëdha që u krye në Kosovë nga policia dhe ushtria serbe. Drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare ka dështuar në vënien e drejtësisë për gjenocidin e kryer në Studime. Vrasjet e kryera në Studime e mija të tjera gjithandej Kosovës, janë dëshmi që shteti serb ka kryer gjenocid kundër shqiptarëve.

Gjithë ata kriminel serb që kanë kryer krime në Studime si dhe në gjithë Kosovë, duhet të marrin dënimin e merituar. Ata nuk janë të amnistuar, e as që duhet të amnistohen.

Shteti ynë duhet të bëje edhe me shumë në argumentimin e gjenocidit që është kryer nga ana e shtetit, popullit dhe kishës serbe kundër shqiptarëve të Kosovës.

Dr. Shkodran Imeraj, bashkëpunëtor shkencor në Departamentin e Historisë Bashkëkohore të Institutit në Prishtinë, hulumtues i gjenocidin serb të kryer ndaj shqiptarëve në shekullin XX

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi takohet me Presidentin polak në Varshavë

Story i radhës

Veliaj uron Fiter Bajramin besimtarëve myslimanë: Aleanca e qytetit me besimin është e shenjtë

Të fundit nga