Sonte në ora 20:30, dy persona të maskuar kanë bllokuar pikën shitëse e “Neptun” në Parkun e Qytetit në Shkup.
Ata kanë hyrë brenda, në kulmin e “Black Friday” dhe të maskuar dhe me armë janë drejtuar kah kasafortat ku kanë kërkuar që t’a nxjerrin gjithë qarkullimin ditor.
“Hiqni paratë nga kasa. Nëse ndokush e thërret policinë, do të ju vrasim të gjithëve”.
Por për shkurt kohë ka arritur policia. Njëri është kapur, kurse tjetri ka ikur.
Sipas dëshmitarëve dy persona të maskuar kanë kërcënuar se do t’i vrasin të gjithë, nëse ndokush e njofton policinë, teksa bllokimi i tyre brenda ka zgjatur 20 minuta.
Burimi: TV KLAN