drame ne fund te ndeshjes man city mposht unitedin dhe e fiton community shield 66b794fdd44f1

Dramë në fund të ndeshjes, Man City mposht Unitedin dhe e fiton “Community Shield”

August 10, 2024
1 minut lexim

Manchester City e ka nisur sezonin e ri me trofe.

Ekipi i udhëhequr nga Pep Guardiola e ka fituar trofeun “Community Shield”, duke e mposhtur Manchester Unitedin vetëm pas ekzekutimit të penalltive

Nuk pati fitues brenda 90 minutave, ndeshje e cila u mbyll me rezultat 1:1.

Deri në momentet e fundit të ndeshjes nuk pati asnjë gol, kurse fundi ishte mjaft dramatik.

Fillimisht Manchester United kaloi në epërsi në minutën e 82-të kur Garnacho realizoi pas asistimit nga Bruno Fernandes.

Por, shtatë minuta më pas, Bernardo Silva barazoi shifrat, duke e dërguar ndeshjen në penallti.

E pas 16 penalltive të ekzekutuara, Manchester City gaboi një herë, kurse United dy herë.

Bernardo Silva gaboi për Manchester Cityn, kurse te “Djajtë e Kuq” gabuan Jadon Sancho dhe Evans.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

youtube me tre vecori te reja eksperimentale 66b794858e8b0
Story i mëparshëm

YouTube me tre veçori të reja eksperimentale

bajqinovci i reagon ashper stano s ia permend keto gjera 66b7975480f75
Story i radhës

Bajqinovci i reagon ashpër Stano-s – ia përmend këto gjëra

Të fundit nga

ShkoLartë