Draghi: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe RMV-në

Integrimi europian është përgjigjja më e mirë për të kapërcyer të gjitha krizat me të cilat përballet Bashkimi Europian në kontekstin aktual të agresionit rus në Ukrainë. Kjo është kryefjala e fjalimit të kryeministrit të Italisë, Mario Draghi drejtuar Parlamentit Europian të mbledhur në seancë plenare në Strasbourg. Për kryeministrin italian, një Europë e zonja për t’u përgjigjur në kohë të stuhishme është një Europë më e besueshme për qytetarët e saj dhe në sytë e botës. Në këtë kontekst, Mario Draghi ka deklaruar, se është në favor të integrimit të plotë dhe sa më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainës në Bashkimin Europian.

MARIO DRAGHI, KRYEMINISTRI I ITALISË

Duhet përshpejtuar së pari procesi i zgjerimit. Integrimi i plotë i vendeve që aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian nuk përfaqëson një kërcënim për projektin europian, por është pjesë e realizimit të tij. Italia mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në përputhje me vendimin e Këshillit Europian të marsit 2020. Duam t’i japim një shtysë të re negociatave me Serbinë dhe Malin e Zi dhe t’i përkushtojmë vëmendjen maksimale pritshmërisë legjitime të Bosnjën Hercegovinës dhe Kosovës. Jemi në favor të anëtarësimit të të gjitha këtyre vendeve dhe duam Ukrainën në Bashkimin Europian. Ne duhet të ndjekim rrugën që kemi përcaktuar për zgjerimin, por njëkohësisht duhet të lëvizim sa më shpejt të jetë e mundur”.

Për Dragin, vetëm një Europë federaliste pragmatike do të mundësonte një strukturë, financim dhe mbikëqyrje të përbashkët të kapacitet të BE-së për përballjen me krizat aktuale, duke filluar me kërcënimin e paqes dhe të sigurisë, goditjen e vlerave demokratike, krizën energjitike apo krizën ushqimore që po troket. Kryeministri i Italisë ka theksuar, se konferenca mbi të ardhmen e Europës, tregon, se qytetarët europianë duan një Europë të re, që u përgjigjet sfidave të sotme. Për këtë, kryeministri italian është shprehur në favor të ndryshimit të traktateve të Bashkimit Europian, nëse kjo është e nevojshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Hapja e Kushtetutës, Mickoski: Jo pa garanci nga Parlamenti i Bullgarisë

Story i radhës

ZYRTARE/ Ballkani shpallet zyrtarisht kampion i Kosovës

Të fundit nga