dpshtrr 665 e autoveturave te regjistruara ne 2024 en jane euro 5 e siper 678a9aa9b246a

DPSHTRR: 66,5% e autoveturave të regjistruara në 2024-ën janë Euro 5 e sipër

January 17, 2025
1 minut lexim

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bën të ditur se gjatë vitit 2024, 66,5% e autoveturave të regjistruara janë Euro 5 e sipër.

Të dhënat e publikuara nga DPRRTSH tregojnë se vitin që lamë pas, janë regjistruar 3127 mjete elektrike, ose 72,5% më shumë krahasuar me janar-dhjetor 2023.

Sipas DPSHTRR-së, flota e mjeteve elektrike në dhjetor 2024 shkoi në 6,378, ose 92% krahasuar me vitin 2023.

“Ndikimi në mjedis falë regjistrimeve për herë të parë të mjeteve elektrike është 4,127,640 kg CO2/vit më pak”, bëri të ditur DPSHTRR.

Referuar të dhënave, 40% e autoveturave me 0 km të regjistruara për herë të parë janë elektrike/hibride plug-in. Flota e mjeteve elektrike/hibride plug-In në dhjetor 2024 llogaritet 12,424.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

tetova duam maksimumin 678a997dc3991
Story i mëparshëm

Tetova: Duam maksimumin

iu rikthye aktrimit pas 10 viteve cameron diaz befason me paraqitjen e saj te fundit 678a9ee3364f2
Story i radhës

Iu rikthye aktrimit pas 10 viteve, Cameron Diaz befason me paraqitjen e saj të fundit

Të fundit nga

ShkoLartë