DPHM: Vijon mot i ndryshueshëm, me shi dhe rënie të temperaturave

Shkup, 5 tetor 2020 (MIA) – Mot të ndryshueshëm me shi, erë dhe rënie të temperaturave paralajmërojnë nga DPHM për ditët në vijim.

Nesër do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë mesatare, në pjesët perëndimore përkohësisht e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor. Të mërkurën dhe të enjten do të ketë reshje të përkohshme të shiut. Temperaturat do të bien, veçanërisht të enjten kur do të fryjë erë e përforcuar veriperëndimore.

Moti sot i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli dhe ngrohtë mbi mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, ndërsa në pjesët jugore erë përkohësisht e përforcuar (me shpejtësi mbi 70 km/orë) nga drejtimi jugor.

Pasdite dhe gjatë natës në disa vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të keq. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 27 deri 32 gradë. Në Shkup moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli dhe me erë mesatare deri e përforcuar jugore. Kah fundi i ditës dhe gjatë natës përkohësisht i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. fc/

Ngjarja paraprake

Ja sesi të ndryshoni aplikacionin kryesor të e-mailit në iPhone

Ngjarja e ardhëshme

LIVE: Transferimet në ditën e fundit të merkatos

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian