Doshi tregon bisedën me Ramiz Alinë: Më tha më tradhëtoi, i besova se ishte malësor

Kreu i PSD-së, Tom Doshi ka deklaruar se përgjegjës për “non gratën” e tij dhe të Berishës është Lulzim Basha.

Gjatë një interviste për emisionin “Top Story”, me gazetarin Juxhin Mustafarai, Doshi ka nënkuptuar se vuajtjet e Berishës janë karma për atë që i bëri Ramiz Alisë kur e dërgoi si të deleguarin e pushtetit për të ndërmjetësuar me studentët.

Sipas Doshit, Berisha tradhtoi Ramiz Alinë dhe Basha atë.

I ndalur tek akuzat e kryefoltoristit për shit-blerje votash, Doshi tha se meqënse s’po e lë rehat, thirrja e tij për Berishën është “shko krijo një parti, regjistrohu në gjykatë” si kryetar legjitim partie, sepse kështu është bërë si zëdhënës të një grupimi politik.

“Berishës në momentin që i prek interesat, vetëm hedh baltë, hedh vrerë. Lul Brava është prurja e atij. Sa ishte në pushtet, e çoi në të gjitha ministritë sepse e kishte ndër njerëzit më të besueshëm. Tani na dalka tradhtarë ai.

Të njëjtën gjë ka bërë Sali Berisha edhe me Ramiz Alinë.

Ramizi e çi si të besuar te studentët dhe ai e futi në burg. Unë kam pasur rastin të takoja Ramiz Alinë dhe e pyeta: – Po si ka mundësi të sillet Berisha me ty kështu. Unë, më tha, nuk e njihja. Ma pruri Xhelil Gjoni.

Unë e zgjodha si malësor sepse mendova se në fund të fundit do të ma ruante kockën.

Pra të njëjtën gjë i bëri edhe Luli Berishës. Pra këto edhe në lidhje me mua, që jam person “non grata”, këtë gjë e ka bërë Luli me shok. Edhe mua edhe atij.

Por Berisha spo më lë rehat, duhet t’i përgjigjem me se s’bën.

Unë i bëj thirrje Berishës:- Në radhë të parë bëj një parti njëherë, regjistroje në gjykatë, me qëllim që në mënyrë legjitime të zgjidhet kryetar partie.

Ose të bashkojë PD-në, që s’ka gjë më terezi po të bashkohet me Lulin dhe atë pjesën tjetër. Por në këto kushte që është sot, është kthyer në një zëdhënës të një grupimi politik. S’ka asnjë tagër”- tha Doshi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fabrika e prodhimit të veturave elektrike “e-GO”/ Bekteshi: Së shpejti do të fillojë ndërtimi i objektit

Story i radhës

Tensionet, Begaj: Dënoj ashpër keqpërdorimin e popullsisë serbe të veriut të Kosovës

Të fundit nga