Dortmund beson se Haaland do shkojë te Man City

Bordi i Borussia Dortmundit beson që sulmuesi Erling Haaland do t’i bashkohet Manchester Cityt në verën e ardhshme, kështu raporton se paku kryeredaktori i “Bild”, Christian Falk.

Gara për shërbimet e Haaland ka qenë e madhe në muajin e fundit, me Real Madridin, Barcelonën dhe Mancehster Cityn që provonin të siguronin shërbimet e norvegjezit.

Barcelona ka qenë më prapa në garë për Haaland shkaku i ofertës financiare, që ka qenë shumë larg asaj të Realit dhe Cityt.

Mirëpo, Falk thotë se bordi i Dortmundit është i bindur që Haaland në verë e ardhshme do jetë futbollist i “Qytetarëve”.

Man City është raportuar që i ka ofruar plotë 500 mijë funte në javë për Haalandin, ndërsa javët e ardhshme do të jenë vendimtare.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bitcoin Reaches USD 41K, Ethereum Inches Higher, SAND and CELO Rally

Story i radhës

Sekretet dhe gënjeshtrat… pse janë të nevojshme për natyrën njerëzore?

Të fundit nga