doriev e ka me milevskin 65511e1da78d9

Doriev e ka me Milevskin

November 12, 2023
1 minut lexim

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut këtë muaj do të luaj dy ndeshje kundër Italisë dhe Anglisë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Europian 2024.

Në listën e publikuar nga seleksionuesi Bllagoja Milevski për dy ndeshjet e fundit të këtij cikli, mungonte Lupço Doriev, ndërsa ky i fundit sot ka reaguar, duke kërkuar të paktën një shpjegim nga vet seleksionuesi pse nuk është pjesë e grumbullimit, për të cilën mendon se e meriton ti jepet një arsye.

“Më vjen keq që nuk do të jem pjesë e kombëtares në dy ndeshjet e ardhshme, megjithëse jam në formë të mirë dhe po shënoj gola për ekipin tim.

Megjithatë, unë si gjithmonë e respektoj përzgjedhjen e seleksionuesit, jam i bindur se ai e di se çfarë është më e mira për Maqedoninë për momentin. Mendoj se meritoj një telefonatë apo një mesazh nga seleksionuesi si shpjegim pse nuk jam pjesë e përfaqësueses.

Do të vazhdoj të punoj edhe më shumë dhe për të qenë sërish pjesë e kombëtares. I uroj bashkëlojtarëve suksese dhe rezultate të mira kundër Italisë dhe Anglisë. Të gjithë së bashku drejt suksesit në dy ndeshjet e fundit në këtë cikël”, ka shkruar Doriev.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

gjermania forcon ligjet e azilit mes debatit per imigracionin 65511c79b0e1d
Story i mëparshëm

Gjermania forcon ligjet e azilit, mes debatit për imigracionin

edukatorja qe dhunoi te mituren ne tirane nuk e kam prekur me dore 6551221c33169
Story i radhës

Edukatorja që dhunoi të miturën në Tiranë: Nuk e kam prekur me dorë

Të fundit nga

ShkoLartë