Dorëzohet edhe një terrorist i PKK-së në lindje të Turqisë

Edhe një pjesëtar i grupit terrorist të PKK-së dorëzoi armët e tij pasi u bind nga forcat e sigurisë në lindje të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Zyra e guvernatorit në Van thuhet se forcat e xhandarmërisë provinciale vazhduan operacionet duke synuar grupin terrorist dhe duke u përpjekur të bindnin bashkëpunëtorët e tij të dorëzohen. Një nga anëtarët e grupit terrorist u dorëzua në rrethin Ipekyolu.

Më tej thuhet se disa granata dore dhe pajisje shpërthyese të improvizuara (IED) u konfiskuan në një operacion të ndarë në rrethin Baskale të provincës.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është degë siriane e PKK-së.



.. .

Ngjarja paraprake

Gjukanoviqi qëndroi në Berlin, çfarë e porositi Steinmeier?

Ngjarja e ardhëshme

​KRU Gjakova me njoftim të rëndësishëm për konsumatorët e saj

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian