Donaldi befason me një këngë

Ka ardhur më në fund momenti që Donald Veshaj të rikthehet me projekte të reja.

Pas aventurës në “Big Brother VIP”, ku fitoi një popullaritet tepër të lartë dhe 10 mijë euro si finalist, ai ka plotësuar dëshirën e fansave për të qenë më pranë tyre.

Nëse të gjithë ishin duke pritur një emision, Donaldi ka zgjedhur një këngë dhe ka paralajmëruar se videoklipi do të publikohet nesër në orën 18:00.

“Ok, une duhet te beja diçka, me shume dashuri nesër ora 18:00 premiere ne “Youtube”, ka shkruar ai krahas një pjese të transmetuar nga videoklipi.

Mirëpo, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje, është një pjesë e tekstit të këngës, pasi Donaldi thotë: “Unë e di që jam idiot, ama jam idioti jot”.

Nuk dihet se për kë e ka, po disa nga ndjekësit kanë filluar të dyshojnë se bëhet fjalë për Borën, ndërsa të tjerë për Beatrixën.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Presidenti Macron i kërkon Putinit të heq rrethimin e Mariupolit

Story i radhës

Sanches është i Milanit?

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish