Donald Trump shkarkon Dr.Faucin

Presidenti Donald Trump shkarkoi nga detyra Anthony Faucin, ekspertin më të lartë të sëmundjeve infektive amerikane, duke e quajtur atë një “katastrofë”, transmeton Gazeta Sinjali.

“Njerëzit janë lodhur nga COVID, janë lodhur duke e dëgjuar Faucin dhe të gjithë këta idiotë”, tha Trump, raporton CNN.

Gjithashtu, Trump shtoi se nëse do ta kishte dëgjuar mjekun në lidhje me COVID-19, SHBA-ja do të kishte “500 mijë vdekje”.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, deri tani kanë vdekur rreth 220 mijë persona shkaku i koronavirusit në Amerikë.

Ndryshe, Fauci ka shërbyer si drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive për 40 vite. Ai ka kërkuar vazhdimisht një qasje të kujdesshme dhe të drejtuar nga shkenca ndaj pandemisë.

Fauci ka reaguar javën e kaluar pasi fushata e Trumpit e përdori atë në një reklamë për rizgjedhjen e presidentit, ku sipas tij, e cituan “plotësisht jashtë kontekstit”. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Një arsimtare në Prilep pozitive me Covid-19, në vetizolim 8 nxënës dhe 3 mësues

Ngjarja e ardhëshme

Lenglet në bisedime me Barcelonën për një kontratë të re

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian