Donacion nga SHBA-ja për MPB-në, DMSH-në dhe Kryqin e Kuq për përballje me Kovid-19

Shkup, 5 tetor 2020 (MIA) – Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), përmes Programit ndërkombëtar për mbështetje në trajnimin e hetimeve penale (ICITAP), ndërsa në mënyrë që të menaxhojnë me pandeminë e KOVID-19, sot dhuruan pajisje dhe mjete për Ministrinë e Punëve të Brendshme, Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë të Veriut në vlerë prej 163 mijë dollarë amerikanë.

Siç është njoftuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, gjeneratorët e dhuruar të energjisë elektrike, bombolat e ujit, reflektorët, termometrat, dezinfektuesit, laptopët dhe pajisjet dhe mjetet e tjera do të vihen menjëherë në përdorim nga ana e autoriteteve.

Spasovski shprehu mirënjohje për Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partnerë të dëshmuar për partneritetin e tyre të fortë dhe të qëndrueshëm në procesin e reformës dhe zhvillimit të policisë si një nga segmentet kryesore në avancimin e sigurisë kombëtare dhe rajonale.

Ai gjithashtu falënderoi përfaqësuesit e programit ICITAP në Ambasadën e SHBA-së në Shkup të cilët, siç theksoi, janë partneri dhe mbështetësi ynë dhe vitet e fundit kanë investuar në modernizimin e kapacitetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme me mbi 100 donacione në ndihmë të ndryshme teknike, por edhe në edukim ekspertësh, profesional dhe teknik dhe trajnimin e punonjësve të policisë nga disa njësi organizative.

Ndërsa, qëllimi i këtij donacioni, tha ambasadorja Bërnz është të sigurojë MPB-në, DMSH-në dhe Kryqin e Kuq, për të punuar në mënyrë më efikase për të ruajtur më mirë shëndetin e qytetarëve dhe për të ndihmuar të gjithë qytetarët që kanë nevojë për të.

Sipas ambasadores Bërnz, ky donacion edhe një herë konfirmon bashkëpunimin e mirë me MPB-në, DMSH-në dhe Kryqin e Kuq, veçanërisht në periudhën kur po përballemi me Kovid-19.

Që nga fillimi i kësaj pandemie, tha ajo, forcat policore të MPB-së dhe stafi i DMSH-së dhe Kryqi i Kuq, janë në vijat e frontit për të luftuar dhe për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave.

“Ky donacion nuk është vetëm pajisje e destinuar vetëm për këto kushte të Kovid-19, por duhet të ndihmojë të gjithë këta njerëz në periudhë afatgjatë për të përballuar të gjitha situatat e ngjashme emergjente në të ardhmen. SHBA-ja është donatori më i madh i pajisjeve të tilla, partneri juaj strategjik ka qenë i tillë në vitet e fundit dhe do të jetë i tillë në të ardhmen”, tha ambasadorja Bërnz.

Drejtori i DMSH-së, Adnan Xhaferoski duke falënderuar për pajisjet e dhuruara, theksoi se bashkëpunimi me partnerët nga SHBA-ja dhe Ambasada e SHBA-së në Shkup, zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme dhe rezulton në trajnim dhe pajisje. Në këtë kontekst, ai informoi në lidhje me trajnimin e ardhshëm nga DMSH-ja dhe Ministria e Punëve të Brendshme e cila duhet të kryhet nga përfaqësuesit e Departamentit të asgjësimit të mjeteve shpërthyese pranë Gardës Kombëtare të Vermontit.

Sait Saiti, sekretar i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, theksoi se vendi ynë me politikat e tij përmes sistemit të vetëm të reagimit ndaj katastrofave ndërmerr seri aktivitetesh që synojnë zbutjen e pasojave të KOVID-19, në të cilat Kryqi i Kuq është i përfshirë dhe kontribuon si pjesë e përgjigjes së përbashkët të shtetit.

Ai gjithashtu nënvizoi bashkëpunimin e frytshëm, siç tha ai, shumëvjeçar që Kryqi i Kuq po arrin me Ambasadën e SHBA-së në Shkup. Me rëndësi të veçantë është solidariteti i shprehur nga stafi i Ambasadës me përfshirjen e tyre dhe sigurimin e ndihmës humanitare si dhe dhurimin vullnetar të gjakut në aksionin e organizuar nga Ambasada në bashkëpunim me Kryqin e Kuq me rastin e 11 shtatorit – Ditës së sulmeve terroriste në Nju-Jork.

Do të doja të theksoja bashkëpunimin dhe mbështetjen e USAID-it në ofrimin e ndihmës për popullatën në nevojë të prekur nga KOVID-19. Bashkëpunimi me Korpusin e Paqes është gjithashtu i rëndësishëm i cili i jep mbështetje të fortë Kryqit të Kuq në programet e zhvillimit për të ndihmuar popullsinë në komunitete dhe për të promovuar vlerën e vullnetarizmit, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq. bs/fab

Министерот за внатрешни работи Оливер Спасовски ќе прими донација во опрема и средства за справување со Ковид-19 од амбасадорката на САД во земјава Кејт Мери Брнз

Posted by MИА.mk on Понеделник, 05 октомври 2020

 

Ngjarja paraprake

Trajtimi Me Mjaltë Dhe Kanellë Për Uljen e Kolesterolit në Gjak

Ngjarja e ardhëshme

12 startupe do të ndjekin programin e akselerimit të Uplift Albania

të fundit nga