Don Lush Gjergji: Ibrahim Rugova për mua është i gjallë, komunikoj vazhdimisht për çdo ditë me të…

Prifti i Kishës Katolike të Kosovës, Don Lush Gjergji ka qenë i ftuari i fundit i emisionit “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova për vitin 2022.

Ai mes disa temave të trajtuara rreth presidentit Rugova, ka treguar se ka shkruar edhe në librin e tij të titulluar “Miqtë e mi në amshim”, i cili e përfshinë një pjesë të rëndësishme të kësaj monografie.

“Çdo herë kur kam rast ta kujtoj atë rrënqethem, emocionohem, sepse për mua Rugova është i gjallë. Unë me Rugovën komunikoj vazhdimisht për çdo ditë, nëpërmes besimit, se njeriu jeton në amshin, nëpërmes uratës, e sidomos nëpërmes Zotit, se në Zotin, centralen tonë të mbarë jetës ne komunikojmë me të gjallët që i kemi larg e nuk i kemi përditë afër vetës, por edhe me ata që kanë kaluar në amshim dhe të cilët lusin dhe ndërmjetësojnë te Zoti për ne”, u shpreh Gjergji.

Ai gjithashtu tha se veprat e Ibrahim Rugovës e Nënës Terezë janë frymëzim për veprën e tij ndaj Zotit dhe popullit të tij.

“Figura dhe vepra e Dr.Ibrahim Rugovës për mua kanë qenë dhe mbesin një frymëzim dhe një mundësi që në jetën time, të mundohem në stilin e Nënës Terezë gjëra të vogla me dashuri të madhe, të bëjë edhe unë diçka për Zotin dhe për popullin tim”, tha ai.

Deklaratën e tij mund ta dëgjoni në linkun e mëposhtëm:

https://www.youtube.com/watch?v=G-OEj-17vW0&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI

Emisioni i plotë:

https://www.youtube.com/watch?v=AKgy_QUlod0&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI

Story i mëparshëm

Cilësi në shërbim të qytetarëve, DPA jo vetëm institucion arkivor, por edhe një kompleks i mirëfilltë kulturor

Story i radhës

Zelensky: Qytetarët rusë duhet të kuptojnë qartë se terrori nuk mbetet kurrë pa përgjigje

Të fundit nga