Doktor Aleksandar Trajanovski, drejtor i ri i TOARILUC

Shkup, 6 tetor 2020 (MIA) – Ministria e Shëndetësisë njoftoi se dr. Aleksandar Trajanovski është emëruar drejtor i ri i Klinikës Universitare për Traumatologji, Sëmundje Ortopedike, Anestezi, Reanimacion dhe Kujdes Intensiv (TOARILUC).

Dr. Trajanovski është i punësuar në Klinikën për Sëmundjet Ortopedike pranë TOARILUC që nga viti 2011. Ai u diplomua në vitin 2006 në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin “Shën Cirili e Metodi ”në Shkup. Në vitin 2012 e përfundoi një specializim në ortopedi, ndërsa në vitin 2019  një subspecializim në traumatologji në të njëjtin fakultet.

Ai gjithashtu u arsimua në Qendrën Klinike Universitare në Lubjanë, Slloveni dhe në Spitalin Axhibadem në Stamboll. Doktor Trajanovski është pjesëmarrës në projekte shkencore, autor dhe bashkautor i disa botimeve shkencore. mb/

Ngjarja paraprake

Banorët e qytetit Terter që ndodhen në objektivin e Armenisë prej 10 ditësh qëndrojnë në strehimore

Ngjarja e ardhëshme

Shkarkohet drejtori i Burgut të Peqinit

të fundit nga