“Doja të fundosesha prej kësaj bote” – Xhuli Nura rrëfen historinë e videos intime që iu publikua para 12 vitesh

Xhuli Nura në Prime të Big Brother VIP Kosova ka rrëfyer një histori të dhimbshme e mjaft prekëse të sajën.

Ajo ditë më parë tregoi një ngjarje që ia ndryshoi komplet jetën në vitin 2010, të cilën akoma e mban plagë në zemër, por që tani e ka bërë më të fortë.

“Akoma më dhemb sepse nuk është vetëm tregimi im por edhe për qindra gra tjera që ballafaqohen me të njëjtën situatë sikurse unë”, tha Xhulia.

Zeshkania nisi fillimisht bisedën me aktorin Edon Shileku, e më pas zbuloi gjithçka për BBVK.

“Unë kam qenë duke folur me një djalë, isha një nga më të përfolurat në atë kohë. Për mua ishte lidhje, për atë nuk e di si ka qenë. Njeriu aventurist kur është. Dhe hin dikush dhe i ka hakuar bisedat tona dhe kompjuterin dhe hyn na incizon neve dhe ne dy njerëz të rritur çfarë bëjnë dhe pas disa ditëve nuk e ki di si e ka incizuar atë. Mua më vjen pas disa ditëve një e-mail kliko linkun dhe dua kaq pare. Kur kjo ndodhi ato para që kisha punuar gjithë ato vite ia dhashë dikujt me maskë”, u shpreh ajo.

“Momenti ka qenë super i vështirë kur e kam kuptuar që ai link-u është videoja ime. Ato momente kam menduar që ato momente ishte më mirë që të fundosesha prej kësaj bote sepse për mua vlera shqiptare, vlera e familjes. Vlera e fisit im, puna sakrifica që e kam bërë deri në atë moment ka qenë shumë e madhe. Çdo mund i yti fshihet me një gjë kaq të vogël, kaq të vogël ku një vajzë zhvishet për të dashurin e vet që është shumë normale, por nuk është normale për me ta humbur të drejtën me të shantazhuar”, tha në vazhdim modelja nga Drenica.

Tutje, Nura tha se i mendoi dy opsione: “Opsioni i parë që a ia vlen me jetu që t’i lë ëndrrat e mia mbrapa por e dija që do t’i shkaktoja prindërve një hall më të madh, ose gjëja e dytë që të vazhdoj përpara. Sa herë që flas qaj sepse ma kujton dhimbjen, mbi të gjitha dhimbja nuk është asgjë nëse e mbaj vetëm për vete”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Altin Dumanit në krye të SPAK, deputeti i PD-së: Ndërhyri kur tha që ambasadores i kanë filluar procedurat për largim

Story i radhës

Ky iluzion optik zbulon nëse jeni optimist apo pesimist

Të fundit nga