Do të vendosin drejtësi në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë

Dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë do të luhen sot në orën 16:00.

Që nga turi i parë Kupa është zhvilluar me ndeshje teke me eliminim direkt dhe short pas çdo turi.

Teuta-Skënderbeu dhe Vllaznia-Laçi, respektivisht në Durrës dhe Shkodër, do të përcaktojnë edhe finalistin e edicionit të 69-të të Kupës. Nëse sot gjatë 90 minutave nuk do të ketë fitues, atëherë do të vazhdohet me shtesa dhe nëse sërish ka barazim, do të ketë penallti.

FSHF ka parashikuar ta zhvillojë finalen më 30 maj. “Panorama Sport” mëson se në Shkodër do jetë gjyqtar kryesor Juxhin Xhaja, ndërsa asistentë Ridigert Çokaj dhe Dojando Myftari. Nga ana tjetër, në Durrës i është besuar Enea Jorgjit. Anësorët do të jenë gjithashtu me stemën e FIFA-s, Rejdi Avdo dhe Nertil Bregasi.

Ngjarja paraprake

Mbyllet një qendër fitnesi në Shkup, punonte edhe përkundër ndalesës për punë

Ngjarja e ardhëshme

SHSKUK: 844 pacientë të shtrirë, 38 në gjendje të rëndë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian