Do të ripërtëritet aksidenti i helikopterit në Strumicë

Strumicë, 5 tetor 2020 (MIA) – Pas një pushimi prej më shumë se shtatë muaj sot në Gjykatën Themelore në Strumicë vazhdoi gjykimi për ripërtëritjen e helikopterit  në Strumicë,  i cili ndodhi më  10 korrik të vitit 2014 dhe në të cilin humbën jetët katër pilotë të MPB-së. Këshilli gjyqësor vendosi të bëjë ripërtëritje të aksidentit , ndërsa termini plotësisht do të konfirmohet.

Mbledhja e sotme vazhdoi  me miratim nga ana e mbrojtjes së  prokurorëve dhe  prokurorisë gjykimi të mos fillojë nga fillimi, për shkak të asaj që kanë kaluar  më shumë se 90 ditë  nga seanca e fundit dhe me ç’rast  të dy palët mbetën në qëndrimet e shprehura deri tani dhe dëshmitë e nxjera.

Në këtë rast janë akuzuar Julijana Spirovska, ish drejtoreshë e NP “Radiodifuzioni i Maqedonisë”, Dragosllav Radeski, drejtor teknik dhe person juridik NP “Radiodifuzioni i Maqedonisë”, të cilët akuzohen për vepra të rënda  kundër sigurisë së përgjithshme.

Në helikopterin e prodhuar në vitin 2008, më 10 korrik të vitit 2014 pilotët e MPB-së, Dragan Micev, Marjan Trajkoviq, Tode Oreshkov dhe Ilo Lopatiçki ishin në fluturim të natës në relacionin Shkup-Veles-Negotinë-Vallandovë-Strumicë-Berovë-Dellçevë dhe prapa  ku është shfrytëzuar pajisje për fluturim natën.

Në momentin e rrëzimit të helikopterit të llojit MI17, me targa MAP 7712, ka goditur në shtyllën e antenës së ish “Radiodifuzionit të Maqedonisë”, ndërsa katër pilotë kanë vdekur menjëherë. rt/sa/

Ngjarja paraprake

Dimitrov – Koja: Vazhdon mbështetja e OSBE-së në proceset reformuese në sferat e qeverisjes të së drejtës

Ngjarja e ardhëshme

Miratimi i Kodit Zgjedhor, SHBA: Nuk shkelet “5 Qershori”, liderët të sigurojnë ndershmërinë e zgjedhjeve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian